Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ismajli pret investitorët italianë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli, ka pritur në një takim një delegacion të Federatës së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit nga Trento e Italisë.

Delegacionin e ka kryesuar presidenti i kësaj Federate Diego Schelfi, i përcjellur nga Ambasadori italian në Prishtinë, Andreas Ferarese.

Me këtë rast, delegacioni ka shprehur interesimin për gjetjen e mundësive për investime në fushën e energjisë alternative, turizmit dhe bujqësisë.

Ndërsa, Ministri Ismajli e ka informuar delegacionin për hapat që institucionet kanë ndërmarrur në mënyrë që Kosova të jetë vend atraktiv për investitor.

Ndërsa, nga ana e tij presidenti i Federatës Diego Schelfi, ka shprehur interesimin për mundësitë edhe të investimit, por edhe sjelljen e përvojave të Trentos në Kosovë përvoja këto sipas tij mjaft të avancuara që rrisin zhvillimin ekonomik.

Ndryshe, të dyja palët janë pajtuar se në një të ardhme të afërt të organizojnë një konferencë të përbashkët prej nga do të shpaloseshin projekte konkrete për investitor si dhe do të këmbeheshin përvoja, të cilat do të avanconin ekonominë e Kosovës.

energjia.al 08.05.2014