Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK merr 8.1 milionë euro nga KEDS

8.1 milionë euro ka marrë KEK-u në emër të mbledhjes së borxheve të vjetra nga KEDS-i, këto para përfshijnë periudhën nga maji i vitit të kaluar deri në janar të 2014-ës. Nga mbledhja e këtyre parave distribucioni ka arritur të përfitonte rreth 2 milionë euro. Vlera e borxheve të vjetra që janë i mbledhur KEK-ut arrinë në rreth 410 milionë.

Rreth 2 milion euro llogaritet të jenë fitimet që KEDS-i i ka marrë nga nisja e mbledhjes së borxheve të vjetra.

Në shitje të distribucionit blerësi është autorizuar që të arrijë një marrëveshje me KEK-un që kësaj të fundit i janë mbledhur borxhet e vjetra dhe nga kjo punë normalisht që do të kishte përfitime.

Zyrtarë të KEK-ut i kanë thënë KTV-së nëpërmjet postës elektronike se deri tani nga më se 400 milion euro borxhe KEDS-i ka inkasuar për këtë ndërmarrje 8.1 milion euro.

“Në baza tremujore KEDS-i i tregon shënimet rreth borxhit të inkasuar dhe bënë pagesën e tyre nga maji i 2013-ës deri në fund të janarit të 2014-ës. KEDS-i pasi që ka ndalur përqindjen e taksës për shërbimin e kryer sipas marrëveshjes i ka paguar KEK-ut rreth 8. 1 milionë euro në emër të borxhit të vjetër të grumbulluar, përndryshe borxhi i përgjithshëm që konsumatorët në tërë vendin ia kishin KEK-ut deri në maj të 2013-ës ishte rreth 400 e 10 milionë”.

Zyrtarë të KEDS-it nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me mënyrën e mbledhjes së borxheve të vjetra duke kërkuar që përgjigjet të merren në KEK.

“Për shkak se jemi duke vepruar si agjentë të KEK-ut ne nuk jemi të lirë në zbulimin e të dhënave të privilegjuara të KEK-ut dhe besojmë që të dhëna të tilla duhet të kërkohen nga KEK-u, rrjedhimisht edhe sa i përket ndarjes në vite KEDS-i mbledhë shumën për KEK-un me sasi të ndryshme dhe borxhi cilësohet të jetë borxh ndaj KEK-ut, andaj luteni që edhe për këtë çështje të kontaktoni me zyrtarët e KEK-ut”.

Me gjithë përpjekje të shumta, KEK-u ka hasur në probleme të mëdha për mbledhjen e borxheve të vjetra, për shkak të kontestimit të tyre nga qytetarët, por edhe për shkak të vendimeve të nxjerra nga Qeveria.

Vendimi për bllokimin e tyre kishte ardhur për shkak të leximit të orëve të konsumatorëve në mënyrë paushall, që ishte konsideruar si shkelje e të drejtave të konsumatorëve.

Para disa viteve Qeveria kishe menduar që këto borxhe t’ia shiste një kompanie e cila do të kishe ekskluzivitetin e mbledhjes së tyre por se një plan i tillë asnjëherë nuk kishe dalë në dritë. Sipas marrëveshjes së arritur KEDS-i do të përfitojë nga arkëtimi i borxheve të tilla që sillet nga 15 deri në 25 për qind.

Marrëveshja në fjalë parasheh që shteti t’i ofrojë të gjithë bazën ligjore dhe atë të sigurisë në dispozicion të KEDS-it, me qëllim të mbledhjes së këtyre borxheve shumëvjeçare.

Kosova Press, 04.05.2014