Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Haradinaj: Kosova do jetë superfuqi energjitike

“Qymyri është burim direkt për zhvillimin e sektorëve të tjerë ekonomikë të vendit”, ka dhënë gjatë vizitës së sotme në gjigandin energjetik të Kosovës, në KEK, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, të premten (sot), ka vizituar komplekset prodhuese të termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe mihjen sipërfaqësore në Sibofc.

Gjatë vizitës në hapësirat e termocentraleve Kosova A dhe Kosova C dhe në hapësirat e mihjes sipërfaqësore, kryetari Haradinaj ka parë së afërmi punën që bëhet she ka bashkëbiseduar me udhëheqës e përgjegjës të lartë KEK-ut.

“Kosovën do ta bëjmë superfuqi energjetike në rajon. Të gjitha këto resurse dhe kjo pasuri janë garancë për zhvillimin e Kosovës”, – tha kryetari Haradinaj.

Ai, po ashtu ka përcjellur edhe me këtë rast qëndrimin e tij se “qymyri ynë i është burim i drejtëpërdrejtë edhe për zhvillimin e sektorëve të tjerë ekonomikë në vend, dhe se platforma dhe vizioni ynë për zhvillim do të bazohet pikërisht në përpunimin dhe valorizimin e këtij resursi jashtëzakonisht të rëndësishëm, me të cilën Kosova shquhet jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 02.05.2014