Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ankesat për energjinë elektrike

Avokati i Popullit, Igli Totozani, në një takim me përfaqesues te kompanise CEZ dhe ERE, të thirrur prej tij, i ka paraqitur atyre ankesa te qytetareve ne lidhje me furnizmin me energji elektrike, por dhe mbifaturim te tyre.

Totozani ka kerkuar zgjidhje te menjehershme te shqetesimit te qytetareve, por dhe te bashkise Orikum, e cila ne rruge institucionale, eshte ankuar per nderprerje te enrgjise elektrike.

“Ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike, me orare të tejzgjatura pa asnjë justifikim, ndërprerje të cilat kanë si shkak linja tepër të amortizuara dhe për të cilat nuk është marrë asnjë lloj investimi. Luhatje të shpeshta të tensionit, të cilat jo pak herë bëhen edhe burim i shkatërrimit të pajisjeve elektro-shtëpiake dhe ato të biznesit. Ndërprerje të energjisë elektrike, në mënyrë kolektive, në rastin e aksioneve ndaj debitorëve, faturime të padrejta, si dhe mungesë stafi të specialistëve të leximit të matësve dhe shpërndarjes së faturave të energjisë elektrike”, tha Totozani.

Drejtori i Kujdesit te Klientit pranë kompanisë CEZ, Arben Pregja shpjegoi se një numer i madh ankesash jane te mbartura prane kompanise CEZ.

“Kërkesa dhe ankesa të reja të paraqitura në sportelet tona, në të gjithë vendin, që prej fillimit të këtij viti janë 36 886. Nga këto 32 mijë janë përpunuar plotësisht duke i kthyer një përgjigje me shkrim abonentëve. Me keqardhje kosnrtatojmë se një numër i madh pakënaqësisht shkelje dhe abuzimesh i përkasin periudhës 2011-2013”, tha Pregja.

Lidhur me ankesen e bashkise Orikum, Pregja ka mohuar te kene ndodhur ndeshkime kolektive, ndersa per sa i perket tensionit të ulët apo dhe ankesave te tjera, ai tha, se do te nise verifikimin e e tyre .

Top Channel, 29.04.2014