Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ukraina kërkon më shumë gaz nga Sllovakia

Në një dokument të gjigantit ukrainas “Naftogaz” thuhet se fluksi i naftës që vjen nga Sllovakia, mund ta furnizojë Ukrainën brenda vitit, me më shumë se 30 miliardë metra kub gaz natyrorë.

Ukraina ka nevojë për arfro 50 miliardë metra kub në vit.

Vendi aktualisht shumicën e gazit e merr nga Rusia, e cila ka kërcenuar për rritjen e ndjeshme të çmimit.

Sllovakia ka shfaqur gatishmërinë e saj se mund të ndërmarrë masat e nevojshme teknike në mënyrë që brenda një viti të dërgojë në Ukrainë rreth 8 miliardë metra kub.

Por, Ukraina thotë se Sllovakia mund të ofrojë shumë më tepër.

Por, ka shqetësime që gjiganti rus i gazit Gazprom i cili i plotëson një të tretën e kërkesave të gazit në Evropë, mund ta akuzojë Sllovakinë për shkelje të kontratës me Gazprom.

Në lidhje me këtë temë, në Bratisllavë është realizuar një takim në mes të ministrave të energjisë të Ukrainës dhe Sllovakisë së bashku me komisionerin e energjisë në BE, Gunther Oettinger.

Diskutime pritet të ketë, edhe sot në Kiev.

Albanian Screen, 25.04.2014