Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Cilësia e naftës e gazit

Drejtoria e Inspektimit të Gazit dhe Naftës ka vijuar kontrollet në zbatim të ligjit për respektimin e standardeve në fushën e importit dhe tregtimit të naftës e gazit në Shqipëri.

Sipas të dhënave që raporton kjo drejtori, gjatë periudhës kohore janar-mars 2014, nga kontrollet e ushtruara janë marrë gjithsej 1825 mostra, prej të cilave 1122 mostra janë marrë në stacionet e firmave të shitjes me pakicë dhe 128 mostra janë marrë në depozitat e firmave të shitjes me shumicë, dhe 575 mostra janë marrë para-zhdoganimit në subjektet që importojnë këto produkte.

Për 127 subjekte që nuk kanë respektuar standardet, inspektorët e drejtorisë së Inspektimit të Naftës e Gazit kanë formuluar 127 Akt-Konstatime.

Përsa i takon kontrollit teknik të depozitave, impianteve dhe stacioneve të shitjes së produkteve, gjatë periudhës janar-mars janë kryer 547 kontrolle, si rezultat i të cilave janë vendosur 172 Akt-Konstatime dhe janë pajisur me Vërtetim Teknik 375 stacione e depozita, që kanë rezultuar me dokumentacion Tekniko-Ligjor të plotë.

energjia.al 23.04.2014