Nafta tregtohet poshtë 110 USD
Nafta Brent e Londrës për Qershorin po tregtohet pranë 110 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm për shkak të impaktit të jep kriza e Ukrainës në tregun energjetik.
Nëse situata nuk stabilizohet, SHtetet e Bashkuara të Amerikës mund të aplikojnë sanksione të tjera mbi Rusinë.
Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës ra me 20 cent në 109.75 dollarë për fuçi dhe po qendron pranë nivelit më të lartë në 6 javët e fundit.
Edhe nafta Bruto amerikane ra me 20 cent në 104.17 dollarë për fuçi. Gjithashtu, investitorët në tregun e karburanteve po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA.
Scan TV, 22.04.2014