Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta bie drejt $109

Nafta Brent e Londrës ra drejt 109 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, pasi investitorët kanë tërhequr fitimet e kohëve të fundit.

Por paqartësitë në lidhje me krizën në Ukrainë kanë kufizuar humbjet. Gjatë javës së kaluar, fuqitë e mëdha dhe Rusia arritën një marrëveshje për të shmangur konfliktin në Ukrainë, por zbatueshmëria e marrëveshjes është vënë në pikëpyetje, pasi të paktën 3 persona gjetën vdekjen gjatë shkëmbimit të zjarrit në një qytet ukrainas të kontrolluar nga separatistët pro-Rusë.

Nafta Brent e Londrës për Qershorin ra me 40 cent në 109.13 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane ra me 16 cent në 104.14 dollarë për fuçi. Gjatë javës së kaluar, nafta Brent fitoi rreth 2% të vlerës. Nafta po gjen një mbështetje edhe nga vonesat për rihapjen e disa porteve në Libi.

Scan TV, 21.04.2014