Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia diellore ende tërheq investime

Prodhuesi portugez i energjisë së ripërtëritshme, “EDP Renováveis” (EDPR), ka siguruar 30 milionë euro (41 milionë dollarë amerikanë) në financat e projektit për 50 MW të PV (prodhues elektriciteti nën influencën e dritës) rumune, pavarësisht reduktimeve të fundit ndaj stimujve të energjisë diellore të vendit.

Investitori financiar i Europës, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të ofrojë 20 milionë euro (27 milionë dollarë amerikanë), ndërsa institucioni i investimeve ndërkombëtare, Black Sea Trade Development Bank (BSTDB) do të ofrojë 10 milionë euro (13 milionë dollarë amerikanë).

30 euro do të shkojnë në ndërtimin dhe operimin e gjashtë centraleve të PV, 50 MW në total.

50 MW i PV do të operojë në jug të Rumanisë, në Oltenia, Vllahi.

Transaksionet financiare do të përfundojnë deri në korrik të 2014-s.

Centralet e PV do të përfitojnë nga skema e certifikimit të energjisë së rinovueshme të Rumanisë. Aktualisht çdo megavat i prodhuar energjie nga burimet e rinovueshme mund të tregtohet për një “certifikatë të gjelbër” në Rumani, me deri në tri certifikata të ofruara, “shkëputur” nga ndihma prej gjashtë certifikatash, në janar të 2014-s.

Me këtë marrëveshje të fundit, EDPR tha se do të kishte siguruar një projekt me vlerë mbi 505 milionë euro (694 milionë dollarë amerikanë) në Europën Lindore përmes shtatë marrëveshjeve të veçanta.

EDPR tha se shtimi i portofolit të projekteve prej 50 MW ishte një përforcim i angazhimit të saj për projektet e energjisë së rinovueshme në Europën Lindore, dhe planeve të saj për të nxitur zhvillimin ekonomik përmes “investimeve rigoroze” në rajon.

Sipas EDPR të Rumanisë, sektori i energjisë është ende shumë aktiv në investime. “Financimi i projektit diellor EDPR është transaksioni i tretë që ka përfunduar në sektorin e energjisë së Rumanisë që nga fillimi i vitit 2014”, – tha Riccardo Puliti, drejtori i BERZH-it për menaxhimin e energjisë dhe burimeve natyrore.

“Duke përfshirë projektin diellor të EDPR, ne kemi investuar afro 200 milionë euro në sektorin e energjisë së Rumanisë këtë vit”, – shtoi Puliti.

BSTDB është “ofruar” vazhdimisht në Rumani, dhe si pjesë e marrëveshjes së qeverisë, “energjia dhe infrastruktura janë sektorët prioritarë”, – tha Mustafa Boran, zëvendëspresident bankar i BSTDB-së.

EDPR njoftoi muajin e kaluar se po ndërton një central diellor prej 30 MW në San Bernardino County, Kaliforni, me kompaninë e inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit (EPC), ABENGOA. Projekti është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2014, dhe do të furnizojë me energji 5,000 shtëpi.

Centrali diellor i instaluar në Rumani aktualisht ka një kapacitet prej 1.158 GW.

Revista Monitor, 19.04.2014