Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pacolli: Trepça nuk duhet të shitet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli vizitoi në Mitrovicë ndërmarrjen publike “Trepça” në Stantërg. Nën moton “Trepca ndërmarrje publike e Kosovë. Rrugë e sigurt drejt zhvillimit të vendit” zëvendëskryeministri Pacolli se bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli dhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi vizituan gjigantin ekonomik të Kosovës, Trepçën.

Sipas Pacollit mineralet që nxirren, pas pasurimit arrijnë një koncentrat mbi 60-65% me përmbajtje të metalit që qon deri te komercializmi më i theksuar për hapjen e perspektivës së Trepçës.

“Trepça, nuk privatizohet, nuk jepet me koncesion, por u kthehet minatorëve dhe të gjitha gjeneratave të Kosovës që do të trajtohet në bazë të normave të tregut globalizues të mineraleve”, ka theksuar Pacolli.

Ndërkaq menaxheri i Kombinatit Trepça, Ahmet Tmava është shprehur i bindur se finalizimi i ligjit do ta qojë Trepçën drejtë perspektivës zhvillimore. “Ne si menaxhment jemi mobilizuar që t’i marrim të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që prodhimi dhe funksionalizimi i njësive të caktuara të bëhet sa më shpejt”, ka thënë Tmava.

Revista Monitor, 16.04.2014