Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Putin kërcënon me ndërprerje të gazit

Menjëherë pas paralajmërimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për të kufizuar furnizimin me gaz për shkak të vonesave të pagimit të detyrimeve nga Ukraina, ka ardhur edhe reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jen Psaki e ka akuzuar Rusinë se po përdor burimet e veta të energjisë, në përpjekje për të kontrolluar Ukrainën. Psaki shtoi se çmimi i gazit i pretenduar nga Rusia, nuk është vendosur nga tregu dhe Uashingtoni po bisedon me Ukrainën për një mundësi financimi nga Shtetet e Bashkuara. “Ne i dënojmë përpjekjet e Rusisë për të përdorur energjinë si një mjet kundër Ukrainës.

Aktualisht Ukraina po paguan 485 dollarë për një metër kub gaz. Duket qartë që nuk është një çmim që përcaktohet nga forca e tregut dhe shumë më i lartë se mesatarja që paguajnë vendet e tjera të Bashkimit Europian”, deklaroi Psaki. “Shtetet e Bahskuara do të zhvillojnë bisedime të menjëhershme për të mbështetur Ukrainën, duke përfshirë financimet emergjente, asistencën teknike për sigurimin e energjisë, në eficencën energjitike dhe në reformën e sektorit energjitik”, shtoi Psaki.

Një ditë më parë, Presidenti Putin paralajmëroi udhëheqësit europianë se Rusia do të ndërpresë furnizmin me gaz për Ukrainën, nëse nuk paguan faturat e saj. Putin shtoi se ky vendim mund të çojë edhe në uljen e furnizimit me gaz në Europë. Në një letër drejtuar 18 liderëve të vendeve kryesore europiane, Putin e bëri të qartë se Ukraina duhet të paguajë 2.2 miliardë dollarë që i ka borxh Rusisë, ose duhet të gjendet një zgjidhje e menjëhershme. Rusia e ka dyfishuar çmimin e gazit për Ukrainën, që nga koha kur ish-Presidenti pro-Moskës Viktor Janukoviç, u rrëzua nga pushteti 2 muaj më parë, ndërkohë që ekonomia është në krizë.

Scan TV, 11.04.2014