Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konkurrenca zgjat hetimin për karburantet

VENDIM Nr.304 , datë 27.01.2014

“Për një ndryshim në Vendimin nr. 292, datë 16.09.2013 “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të karburanteve për kufizime të mundshme të konkurrencës”

.

Komisioni i Konkurrencës me pjesëmarrjen e:

.

  • Lindita MILO (LATI) Kryetar
  • Rezana KONOMI Zv/Kryetar
  • Servete GRUDA Anëtar
  • Koço BROKA Anëtar
  • Iva ZAJMI Anëtar

Në mbledhjen e tij të datës 27.01.2014, trajtoi çështjen me:

Objekt: Shqyrtimi i raportit të Grupit të Punes dhe relacionit të Sekretarit të Përgjithshëm lidhur me procedurën e hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të karburanteve.

Baza ligjore: – Neni 24, shkronja d); neni 42, të Ligjit nr. 9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës” (të ndryshuar); – Ligji Nr. 8485, datë 11.11.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”.

Pasi mori në shqyrtim raportin e Grupit të Punes dhe relacionin e Sekretarit të Përgjithshëm lidhur me procedurën e hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të karburanteve,

VËREN SE:

1. Komisioni i Konkurrencës me anë të Vendimit nr. 292, datë 16.09.2013 ka hapur procedurën e hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të karburanteve, për periudhën Janar 2010 – Gusht 2013.

2. Gjate periudhes hetimore vihet re se ka ndryshim te struktures se tregut ne tetemujorin e pare te vitit 2013, me hyrjen ne tregun e importit dhe shitjes ne magazine te lire doganore te ndermarrjes “Everest Oil”SHA, si dhe daljes nga tregu i importit dhe shitjes me shumice te ndermarrjes “Taci Oil International & Supply”

3. Gjithashtu duhet vleresuar edhe efekti i hyrjes ne fuqi te paketes se re fiskale ne date 1 Janar 2014 me Ligjin nr 180/2013 “Per disa ndryshime dhe shtesa ne Ligjin nr 61/2012” Per akcizat ne Republiken e Shqiperise”(i ndryshuar), ne te cilen eshte realizuar rritja e takses se qarkullimit per karburantet nga 7 leke ne 17 leke per liter.

4. Komisioni i Konkurrencës çmon se për vlerësimin e pasojave të ndryshimeve strukturore të ndodhura në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të karburanteve si dhe reflektimi ne treg nga ndërmarrjet i efekteve të paketës së re fiskale të vitit 2014 , duhet zgjatur periudha hetimore, për të siguruar një vendimmarrje objektive.

PËR KËTO ARSYE:

Komisioni i Konkurrencës, në mbështetje të nenit 24, shkronja d), nenit 42, të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, si dhe Ligjit Nr. 8485, datë 11.11.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”,

VENDOSI:

1. Në Vendimin nr. 292, datë 16.09.2013 “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të karburanteve për kufizime të mundshme të konkurrencës”, pika “II” dhe “III”, të ndryshohet si vijon:

II. Periudha e hetimit do të jetë nga 1 janar 2010 deri në 31 Janar 2014.

III. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për ndjekjen e procedurave hetimore të parashikuara në Ligj dhe aktet nënligjore përkatëse, si dhe përgatitjen e raportit të hetimit paraprak jo më vonë se data 15 prill 2014.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

energjia.al 09.04.2014