Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Izolimi energjitik i BE

Europa është bashkuar për të hartuar një “mozaik masash” që kanë për synim të reduktojnë varësinë nga importi i gazit natyror të Rusisë me rreth ¼ deri në fund të vitit 2020.

Sipas zyrtarëve europianë, kriza në Ukrainë ka nxjerrë në pah se Rusia nuk është një partner i besueshëm. Aneksimi i Krimesë nga Moska ka “ftohur” marrëdhëniet politike midis Rusisë dhe Bashkimit Europian dhe për këtë arsye qeveritë në të gjithë bllokun po shikojnë mënyra të tjera për të ulur kërkesën, të gjejnë furnizime alternative, apo të kalojnë në burime të tjera si qymyrguri dhe energjitë e rinovueshme.

Sipas përllogaritjeve, parashikohet që këto hapa të zvogëlojnë importet nga Rusia me rreth 45 miliardë metër kub gaz deri në vitin 2020, me një vlerë prej 18 miliardë dollarë në vit. Shpresat për tu shkëputur nga “kthetrat” e Moskës u zbehët gjatë viteve të fundit pas vendimit të Gjermanisë për t’u shkëputur nga energjia bërthamore. Që nga viti 2010, eksporti i gazit rus në Europë është rritur me 10% dhe mbulon 1/3 e kërkesës së Bashkimit Europian. Kriza në Ukrainë ka zgjuar politikëbërësit në të gjithë Europën dhe takime të shumta emergjente janë zhvilluar në javët e fundit mbi sigurinë e energjisë.

“E kemi seriozisht në lidhje me reduktimin e varësisë nga energjia. Ne kemi nevojë për një mënyrë të re të të bërit biznes në këtë sektor”, deklaroi Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, i cili përfaqëson qeveritë e BE-së në Bruksel. Në krye të këtyre planeve janë Gjermania dhe Italia, klientët më të mëdhenj të Rusisë për gaz në BE, por gjithashtu edhe Polonia. Gjermania është përdoruesi më i madh i gazit në Europë dhe konsumatori kryesor i Rusisë.

Scan TV, 10.04.2014