Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tensioni në Ukrainë rrit naftën

Nafta Brent e Londrës po tregtohet përmbi 107 dollarë për fuçi në sesionin e sotëm dhe fitimet më të mëdha i ka realizuar një ditë më parë, për shkak përkeqësimit të situatës në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka akuzuar agjentët rusë dhe forcat speciale se po organizojnë lëvizjet separatist në lindje të Ukrainës.

Trazirat në këtë rajon nuk pritet të kenë një ndikim direkt në furnizimin global me naftë, por primet e rrezikut në përgjithësi janë në rritje, ndërsa investitorët shqetësohet se tensionet midis fuqive të mëdha dhe Rusisë mund të përkeqësohen shumë shpejt.

Nafta Brent e Londrës ra me 0.32% cent në 107.3 dollarë për fuçi, pas rritjes me 1.85 dollarë në sesionin e kaluar. Nafta Bruto amerikane ra me 0.36% në 102.2 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me 1.5 dollarë.

Scan TV, 09.04.2014