Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KKT miraton lejen zhvillimore për TAP

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjeLejen Zhvillimore Komplekse – Faza 1 për Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP).

Leja Zhvillimore Komplekse – Faza 1 (LZHK – Faza 1) mund të konsiderohet si një prej lejeve, aprovimeve ose miratimeve më të rëndësishme që i janë dhënë TAP AG prej autoriteteve shqiptare dhe përfaqëson lejen e cila do të autorizojë TAP AG të fillojë aktivitetet e tij të ndërtimit.

Leja është aprovuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), autoriteti më i lartë në vend për planifikimin e territorit dhe është në përputhje me Ligjin mbi Planifikimin e Territorit, dhe vendimin e KKT për aprovimin e Planit Sektorial Kombëtar për Projektin TAP i datës 4 korrik 2013.

Ky aprovim do të ndiqet nga një fazë e dytë gjatë së cilës pritet të bëhet lëshimi i Lejes Komplekse Zhvillimore nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë në pjesë sipas të gjitha seksioneve dhe fazave të zhvillimit të sistemit të gazsjellësit TAP.

Aktivitetet e ndërtimit do të nisin me rehabilitimin dhe ndërtimin e rrugëve dytësore dhe urave në Shqipëri duke nisur nga viti 2015 dhe kjo fazë do të ndiqet nga shtrimi i tubacionit të gazsjellësit dhe ndërtimi i faciliteteve të tjera lidhur me infrastrukturën e transportit të gazit.

TAP do të transportojë gaz natyral nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi i gjatë përafërsisht 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit greko-turk në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të arrijë në brigjet e Italisë jugore.

Trajektorja e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz për disa vende të Evropës JugLindore duke përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë etj. Pika ku TAP hyn në tokë në Itali ofron mundësi të shumëfishta për transportin e mëtejshëm të gazit natyror kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së tij;ai do të jetë një burim kryesor për investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe nuk ka varësi nga grantet ose subvencionet. Pas shitjeve të para në Gjeorgji dhe Turqi të targetuara për fundin e vitit 2018, prurjet e para të gazit në Evropë do të ndodhin pas rreth një viti.

energjia.al 08.04.2014