Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Polonia propozon “Bashkimin Energjitik”

Polonia ka kërkuar krijimin e një “Unioni Energjitik në Bashkimin Europian” në mënyrë që Rusia të humbë fuqinë e saj në këtë treg, ndërsa Europa të ishte më e pavarur nga gazi rus.

Komisonieri i Bashkimit Europian për Energjinë, Günther Oettinger, deklaroi se pavarësisht krizës aktuale, gazi nga Rusia vazhdon të “rrjedhë” në tregjet Europiane. Të dyja palët varen nga njëra-tjetra dhe Rusia do të vazhdojë furnizimin.

“Ne kemi nevojë për gazin rus në tregjet tona dhe Rusia ka nevojë për paratë e Europës”, tha Oettinger. Në Poloni, ku më shumë se gjysma e gazit vjen nga Rusia, ekziston shqetësimi se Moska mund të përdorë varësinë e shumë vendeve europiane nga gazi i saj. Kryeministri polak Donald Tusk ka përpunuar një propozim se si mund të shmanget ky rrezik. Sipas tij, Bashkimi Europain duhet të jetë më i bashkuar dhe të flasë më një zë të vetëm nda Moskës.

Në këtë mënyrë Bashkimi Europian do të negociojë me Rusinë si një klient i madh. Sipas Komisionerit Oettinger, nëse Moska do të përdorte gazin si një armë politike, edhe Bashkimi Europian do të ishte gati për tu kundëpërgjigjur. “Në vitet e fundit kemi parë edhe mundësi të tjera dhe dy furnizues janë Norvegjia dhe Algjeria”, deklaroi ai.

Scan TV, 05.04.2014