Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndërtuesit borxhe të mbartura ndaj “CEZ”

Pothuajse të gjitha kompanitë e ndërtimit kanë borxhe të shumta ndaj CEZ Shpërndarje dhe kjo ka sjellë një situatë që vazhdon të rëndohet. Në një seancë dëgjimi mes Shoqatës së Ndërtuesve dhe Komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese u bë e ditur se ky është një shqetësim i hershëm i ngritur, por që nuk ka gjetur zgjidhje.

Sipas përfaqësuesit Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika, kabinat që furnizojnë pallatet janë financuar nga ndërtuesit. “Njerëz të papërgjegjshëm i kanë lënë kontratat në emër të firmës dhe kështu janë firmat ato që dalin debitore ndaj CEZ. Ligji i ri parashikon sanksione për ata që nuk paguajnë. Ne nuk kemi kundërshtim për nismën e qeverisë. Sanksionet të zbatohen mbi bazën e pronësisë. E padrejtë që të mbajnë borxhe që nuk u takojnë”, u shpreh ai. Nga ana tjetër sipas z. Kika, CEZ Shpërndarje, (KESH i dikurshëm) mund të llogaritet si një institucion që ka shumë pasuri imobiliare, pasi ka me dhjetëra metra katrorë sipërfaqe në çdo pallat. “Kontratat e shumë individëve kanë mbetur për neglizhencë në emër të kompanive, pasi qytetarët nuk kanë bërë ndryshime me kontratë. Shumica e borxheve ndaj KESH dhe CEZ kanë origjinë nga viti 1998. Ndërsa, procesi i marrjes së kontratave nga CEZ për ndërtuesit është një kalvar”, tha z.Kika.

Revista Monitor, 07.04.2014