Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ rrit nivelin e arkëtimeve

CEZ Shpërndarje deklaron se ka rritur nivelin e arkëtimeve edhe për muajin Mars 2014, ne 4 miliardë lekë të reja, vlerë kjo që shënohet për herë të parë në historinë e kompanisë, jo vetëm nën administrimin shtetëror të saj, por ka kapërcyer edhe nivelet e arritura nga drejtuesit Çek. Kjo vlerë arkëtimi është 7.7% më e lartë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Rritje është shënuar edhe në nivelin e arkëtimit kundrejt faturës koherente nga 43.5% në 51.6%, për periudhën Janar- Shkurt 2014. Po kështu rritje të konsiderueshme ka pasur edhe në nivelin e arkëtimit kundrejt faturës totale, që nga 76.5% e kemi çuar në 87.4% për periudhën Janar- Shkurt 2014.

Theksojmë se përveç rritjes së arkëtimeve po ulim edhe nivelin e humbjeve ne rrjet dhe jemi angazhuar maksimalisht për reduktimin e mëtejshëm të tyre. Vetëm për muajin shkurt minimizuam me 6.58% humbjet në rrjetin e shperndarjes.

Sjellim në kujtesën e publikut edhe shifrat e rritjes së arkëtimeve për muajt kur kompania CEZ Shpërndarje është marrë nën administrimin e ri shtetëror:

Për muajin Nëntor 2013 arkëtimet u përmirësuan me 3.6% krahasuar me një vit më parë duke arritur në vlerën e 3 miliardë lekëve.

Për muajin Dhjetor 2013 arkëtimet u rritën me 19.9% më shumë se një vit më parë ose mbi 3.8 miliard lekë.

Në Janar 2014 niveli i arkëtimeve arriti në 45% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare, në një vlerë monetare prej gati 3.9 miliardë lekësh.

Në Shkurt 2014 shënuam një përmirësim me 18.1% të arkëtimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ose 3.8 miliardë lekë në total.

Grafiku në ngjitje i nivelit të arkëtimeve të CEZ Shpërndarje ka ardhur si pasojë e një pune të përkushtuar dhe impenjimit serioz të drejtuesve dhe punonjësve të saj, nga zyrat qendrore, deri te specialistët në terren. Nga ana tjetër u bëjmë sërish apel abonentëve me debi të akumuluara, që të vijnë sa më parë në sportelet tona, për shlyerjen e faturave, në të kundërt kompania do të veprojë në përputhje me ligjin. CEZ Shpërndarje konfirmon se do të vijojë aksionet kundër lidhjeve të paligjshme dhe abuzuesve me energjinë elektrike, duke denoncuar dhe penalizuar çdo rast.

energjia.al 05.04.2014