Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta zgjeron humbjet

Nafta Brent e Londrës ka zgjeruar humbjet edhe në sesionin e sotëm, duke u tregtuar poshtë 105 dollarë për fuçi.

Çmimet po qendrojnë në nivelin më të ulë në 5 muajt e fundit. Gjatë kësaj jave nafta Brent ka humbur rreth 3% të vlerës për shkak të rritjes së prodhimit dhe eksportit nga Libia.

Në mbyllje të sesionit të sotëm aziatik, nafta Brent e Londrës ra me 0.25% në 104.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane ra me 0.4% në 99.2 dollarë për fuçi. Rihapja e një porti kyç në Libi ka rritur eksportin e naftës nga ky vend me 600 mijë fuçi naftë në ditë.

Scan TV, 03.04.2014