Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fatura aforfe për abonentët pa sahat

Qytetarët që nuk kanë sahat për matjen e energjisë elektrike do të paguajnë fatura aforfe. Ky fakt është konfirmuar nga kreu i Entit Rregullator të Energjisë Petrit Ahmeti. “Ka dy momente ose këtyre familjeve duhet t’u ndërpritet energjia elektrike për arsye të mosrespektimit të rregullave të sigurimit teknik ose mund t’u krijohet mundësia për furnizimin me energji elektrike mbi bazën e një faturimi aforfe, por mundësisht të jetë një faturim që të jetë sa më afër realitetit.

Dhe në këtë kuadër Enti Rregullator ka vendosur një detyrë shumë të rëndësishme përpara kompanisë CEZ, që brenda një periudhe kohore prej një viti e gjysmë duhet të kompletojë të gjithë familjarët me matësit e energjisë elektrike”, u shpreh Petrit Ahmeti.

Gazeta Shekulli, 02.04.2014