Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Debitor prej 6 vitesh në CEZ: E kam paguar

Shlyente çdo muaj energjinë elektrike, por mëson se është debitor prej 6 vitesh ndaj kompanisë CEZ. Kjo i ka ndodhur banorit të Fshatit Zharrës në Fier, Neritan Myftar, i cili denoncon në News24 këtë situatë, ndërsa tregon para kamera librezën e energjisë të firmosur cdo muaj, pas derdhjes së parave punonjësit të CEZ që në fakt, për këtë fshat rezulton një person i vetëm, që shkon shtëpi më shtëpi. Një debi që nis nga viti 2007 dhe që kap shifrën e 758.000 mijë lekëve të vjetra. Neritani thotë që me mundim dhe duke kursyer harxhimin e energjisë dorëzonte paratë, fati i të cilave nuk dihet tashmë, meqë në arkën e CEZ rezulton se nuk janë dorëzuar.

Këtë gjë Neritan Myftari e ka zbuluar ndërsa i është drejtuar CEZ për të lidhur një kontratë të re energjie, duke dashur të ndahej nga trungu i familjes ku ishin tre kurorë. Por kjo nuk i është lejuar, pasi sipas tyre është debitor.

Gjithë banorët e katër fshatrave ia kanë besuar lekët pikerisht punonjësit që mblidhte paratë në fshat. Por që gjithcka duket se nuk ka përfunduar në arkën e CEZ, por në xhepin e ketij punonjësi për të cilin banorët nuk i dinë as emrin dhe as adresën. Tashmë banoreve ju mohohet lidhja e kontratës së re me CEZ, rezultojnë debitorë ndaj tij c’ka mund t’i lerë dhe pa energji, por përpos këtyre problemeve CEZ i detyron që ata ta gjejnë vete punonjësin mashtrues.

Balkan Web, 02.04.2014