Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta Brent, pranë 105 USD

Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 105 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, pasi preku nivelin më të ulët në 5 muaj një ditë më parë.

Investitorët janë në pritje të të dhënave mbi rezervat e naftës në SHBA. Gjatë së Martës çmimet e naftës ranë me rreth 2%, pasi rebelët në Libi deklaruan se do të rihapin brenda disa ditëve portin më të rëndësishëm në vend të eksportimit të naftës.

Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e LOndrës ra me 4 cent në 105.58 dollarë për fuçi dhe gjendet në nivelin më të ulët që nga 11 Nëntori. Nafta Bruto amerikane ra me 18 cent në 99.56 dollarë për fuç, pas rënies me 1.8% në sesionin e kaluar. Edhe investitorët në tregun e naftës janë në pritje të të dhënave mbi punësimin në SHBA.

Scan TV, 02.04.2014