Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çekët e CEZ “dorëzojnë” liçensat

Çekët e CEZ Shpërndarjes kanë shpallur falimentin, ndërsa Enti Rregullator i Energjisë ka nisur së fundmi procedurat për heqjen e licencave të saj për tregtimin e energjisë elektrike dhe atë të furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike. Heqja e licencave në fakt mësohet të jetë kërkuar nga vetë CEZ, edhe pse afati i tyre përfundonte në vitin 2015. CEZ mësohet të ketë deklaruar zyrtarisht pranë ERE se ndodhet në proces likuidimi ndaj dhe kërkon heqjen e këtyre licencave dhe largimin nga tregu i energjisë elektrike.

Procesi

ERE konfirmon në faqen e tij publike se më 21 mars, pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Drejtoritë Teknike, lidhur me heqjen e licensës shoqërisë CEZ Trade Albania sh.p.k, konstatoi se kjo shoqëri, me vendimin nr. 1, datë 20.01.2010, të Bordit të Komisionerëve të ERE, është pajisur me licensën nr. 91 Seria TE10P, për veprimtarinë e Tregtimit të Energjisë Elektrike të vlefshme për një afat 5 vjeçar. Shoqëria “CEZ Trade Albania” sh.p.k me vendimin nr. 2 datë 20.01.2010, të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, është pajisur me licensën nr. 92 Seria FP10K, për aktivitetin e Furnizuesit te Kualifikuar te Energjisë Elektrike, të vlefshme për një afat 5 vjeçar. Sakaq, ERE me vendimin nr. 13 datë 03.03.2014 miratoi kërkesën e OST sh.a për zgjidhjen e “Marrëveshjes për Pjesëmarrjen në Treg”, të lidhur ndërmjet CEZ Trade Albania sh.p.k në cilësinë e Tregtuesit të Energjisë Elektrike dhe OST sh.a – OT dhe kërkesën e OST sh.a zgjidhjen e “Marrëveshjes për Pjesëmarrjen në Treg”, të lidhur ndërmjet CEZ Trade Albania sh.p.k në cilësinë e Furnizuesit të Kualifikuar të Energjisë Elektrike dhe OST sh.a. CEZ Trade Albania sh.p.k, me shkresën nr. 12/26 Prot., datë 26.12.2013, (depozituar ne OST) njofton se kjo shoqëri i është nënshtruar procesit të likuidimit. Kështu, shoqëria “CEZ Trade Albania” sh.p.k me shkresën nr. 1058 Prot, datë 27.12.2013, ka kërkuar nga ERE fillimin e procedurave për heqjen e licensave të sipërcituara duke qenë se është shoqëri në likuidim dhe dëshiron të dalë nga tregu i energjisë elektrike me vullnetin e saj. Në këto kushte, Bordi i Komisionerëve të ERE vendosi fillimin e procedurave për shqyrtimin e kërkesës së shoqërisë CEZ Trade Albania sh.p.k, për heqjen e licensës me nr. 91 Seria TE10P, miratuar me Vendimin nr. 1, datë 20.01.2010 të Bordit të Komisionerëve të ERE, për veprimtarinë e Tregtimit te Energjisë Elektrike, të vlefshme për një afat 5 vjeçar. Po ashtu, ERE vendosi fillimin e procedurave për shqyrtimin e kërkesës së shoqërisë CEZ Trade Albania sh.p.k, për heqjen e licensës me nr. 92 Seria FP10K, miratuar me Vendimin nr. 2 datë 20.01.2010 të Bordit të Komisionerëve të ERE, për aktivitetin e Furnizuesit të Kualifikuar të Energjisë Elektrike, të vlefshme për një afat 5 vjeçar.

Sot News, 02.04.2014