Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK përkrah përgatitjen profesionale

Duke përmbushur objektivin që ka rreth ngritjes së vazhdueshme profesionale duke vazhduar programin e nisur tash e disa vite, Korporata Energjetike e Kosovës sh.a. së bashku me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP-së ( FIEK) ka nënshkruar një marrëveshje për ngritje profesionale të studentëve të viteve të avancuara të studimit në FIEK.

Përmes këtij aktiviteti synimi i korporatës është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe përgatitja e stafit akademik për përmbushjen e nevojave për këto profile ne një të ardhme te afërt, jo vetëm në KEK por edhe në tregun e përgjithshëm të punës në Kosovë.

Edhe këtë vit akademik, studentet e nivelit të lartë të studimeve në FIEK do të zhvillojnë punën praktike profesionale në hapësira dhe stabilimentet e KEK-ut.

Në këtë rast, studentët nën udhëheqjen profesionale të stafit specialist të KEK-ut do të kalojnë një program të avancuar të punës praktike profesionale që do të ketë kohëzgjatje prej së paku 120 orëve të punës.

Në përfundim të këtij programi, studentët do të bëjnë një prezantim publik të programit të tyre të punës dhe të njohurive të marra para komisionit të nivelit akademik – profesional i cili do të shërbejë edhe si bazë e vlerësimit akademik në lëmin e praktikës profesionale.

energjia.al 30.03.2014