Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndërpritet energjia në minierën e Theknës

Dhjetëra minatorë që punojnë në thellësinë e nëntokës në minierën e Theknës në zonën e Martaneshit kanë mbetur pa punë prej disa ditësh. Shkak është bërë ndërpreja e energjisë elektrike nga ana e CEZ nën pretendimin e mosshlyerjes së detyrimeve.

Energjia është ndërprerë rreth orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme. Reagojnë kompanitë “Ra Krom Tirana” dhe “Dialba” të cilat denoncojnë se me veprimin arbitrar nga ana e CEZ që ka bërë mbi faturim të kilovatëve, kanë mbetur pa punë 70 minatorë duke shkaktuar dëm ekonomik jo vetëm në familjet e tyre por dhe në buxhetin e kompanisë dhe shtetit pasi për shkak të pezullimit të prodhimit, kostot llogariten në miliona lekë.

Drejtuesit e kompanive shprehen për News 24 se mungesa e energjisë do të dëmtojë pajisjet e minierës duke u mbytur në ujë, për shkak të mosfunksionimit të pompave si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. Nesër pritet një takim i përfaqësuesve të kompanisë me CEZ për të zgjidhur ngërçin e krijuar.

Balkan Web, 28.03.2014