Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shtrenjtohet energjia në Kosovë

Janë ngritur çmimet e prodhimit. Në tremujorin e fundit të vitit që lamë pas ka pasur ngritje të çmimeve të prodhimit.

Ngritja më e madhe sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: furnizimi me energji elektrike, me gaz, avull dhe ujë të ngrohtë (8.7 për qind), prodhimi i mobileve, industria tjetër përpunuese (4.6 për qind), industria e tekstilit (1.8 për qind), prodhimi i produkteve të tjera minerale jo metalike (0.8 për qind), industri të tjera nxjerrëse (0.6 për qind), mbledhja, pastrimi dhe shpërndarja e ujit (0.6 për qind), industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (0.2 për qind) dhe prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (0.1 për qind).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i makinave dhe aparateve elektrike (-11.8 për qind), nxjerrja e mineraleve metalike (-4.5 për qind), përgatitja, tanimi i lëkurës, prodhimi i artikujve të udhëtimit dhe të galanterisë, prodhimi i pajimeve të kuajve dhe prodhimi i këpucëve (-1.2 për qind), punimi me dru dhe fabrikimi i artikujve prej druri (-0.5 për qind), prodhimi i produkteve prej metaleve përveç makinave dhe pajisjeve (-0.5 për qind) dhe prodhimi i metaleve (-0.4 për qind).

Ndërsa, Çmimet e Prodhimit në Kosovë në vitin 2013, krahasuar me vitin 2012, në mesatare vjetore janë ngritur për (2.5 për qind).

Portali Telegrafi, 24.03.2014