Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bicikleta, Riciklimi & Energjia Diellore

Ecovolis me mbeshtetjen e REC dhe programit SENIOR-A fillon zbatimin e nismes se Kopshteve Ekologjike! Jane perzgjedhur tashme 5 kopshtet e para ne te cilat do te zbatohet modeli ekologjik sipas Ecovolis. Nisma synon te edukoje nje brez ndryshe me dashurine dhe ndjeshmerine per mjedisin, me aktivizmin dhe motivimin per ta mbrojtur ne te ardhmen, per ta rikthyer ne shtepine e bukur te te gjitheve!

Cdo kopesht femijesh do te kete stacionin e tij te bicikletave, kendet e riciklimit dhe shtepizat e vogla model i energjive te pastra, pajisur me panele diellore. Edukimi mjedisor qe ne vegjeli nepermjet modeleve praktike te trasnportit te gjelbert, te energjive te pastra dhe riciklimit do te sjelle nje ndryshim te madh ne te ardhmen – shprehet drejtuesi i kesaj nisme Ened Mato.

Sipas Ecovolis kendi i bicikletave, ngelet edhe me i dashuri per femijet! Ne te ndodhen plot 10 bicikleta femijesh te cilat nuk ngelen asnjehere ne vend, perkundrazi ka nje rradhe qe e shoqeron gjithmone. Kendet e Riciklimit, se bashku me kitet e riciklimit jane ndertuar ne menyre te thjeshte dhe te kuptueshme per cdo moshe, madje me shume ne formen e nje loje. Nuk mbetet pas as shtepiza energjive te pastra, e ndricuar me panele diellore. Nisma filloi me Kopshtin numer 8 dhe do te vazhdoje me mbeshtetjen e REC dhe SENIOR-A dhe ne 4 kopshte te tjera te Tiranes!Qytetaret ekologjiste te se nesermes, fale EkoKopshteve po e nisin rrugetimin e tyre qe sot drejt te ardhmes se gjelber e miqesore.

energjia.al 21.03.2014