Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Suedia jep 1.8 milion euro për Termokos-in

Qeveria e Kosovës, “Termokos”, Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Qeveria suedeze, kanë nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 1.8 milion euro, që është financim përmes grantit nga Qeveria Suedeze, për të mbështetur projektin e ko-gjenerimit, që do ta fuqizojë ndërmarrjen “Termokos”.

Ministri i Financave, Besim Beqaj me këtë rast falënderoi Qeverinë suedeze, e cila ka ndarë mjete nga taksapaguesit e vet, për të përmirësuar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ndërsa Maria Melbing, konsull në Ambasadën suedeze në Prishtinë tha se ky projekt, është shumë i rëndësishëm për Qeverinë e Suedisë.

Ndërkaq, Arsim Janova, drejtor i ndërmarrjes “Termokos”, pohoi se janë duke punuar intensivisht, në mënyrë që projekti të kryhet në kohë dhe të jetë i gatshëm sezonin e ardhshëm.

Edhe Esther Gravenkötter, drejtoreshë e KfW-së tha se projekti i ko-gjenerimit, i cili ka filluar vjeshtën e kaluar, po ecën mirë.

Kosova Press, 19.03.2014