Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria Thaçi vlerëson arritjet e KEK

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli dhe Ministri i Financave Besim Beqaj kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës me ç’rast janë njohur për së afërmi me punën dhe të arriturat në këtë korporatë.

Drejtuesit e Qeverisë kanë diskutuar me drejtorin dhe menaxhmentin dhe Bordin e KEK-ut, nga të cilët janë informuar për prodhimin maksimal që po ndodhë këtë vit dhe vitin e kaluar, për çka i kanë përgëzuar punëtorët për punën e mirë që e kanë bërë.

Fjala e kryeministrit Thaçi gjatë vizitës:

Ndihem tepër mirë që sot gjendem në mesin tuaj. Unë kam diskutuar sot edhe me drejtorin dhe me menaxhmentin, edhe me Bordin e KEK-ut, jam informuar për prodhimin maksimal që po ndodhë këtë vit dhe vitin e kaluar. Ju uroj dhe përgëzoj për punën e mirë që e keni bërë.

Gjithashtu uroj dhe përgëzoj për investimet që kanë ndodhur edhe në aspektin ambientalist, duke përfshirë edhe komunitetin këtu në Obiliq.

Gjithashtu, jam informuar për furnizimin maksimal dhe me kapacitet të plotë që po ndodh. Prandaj, duke dashur për të respektuar maksimalisht punën tuaj të jashtëzakonshme, të gjithë punëtorëve të KEK-ut, sot kam kërkuar prej menaxhmentit të KEK-ut, kam kërkuar prej Bordit të KEK-ut, bashkërisht edhe me sindikatën, që për të gjithë punëtorët e KEK-ut, 5000 prej tyre të rriten rrogat nga prilli për 120 euro, në mënyrë lineare për të gjithë punëtorët.

Pra, unë kam kërkuar që nga prilli kjo kërkesë të futet në fuqi. Ndërsa, të jeni të sigurt që për çdo vit do të ndodhë rritje e vazhdueshme për të gjithë ju. E ritheksoj edhe njëherë rritja e rrogave është për të gjithë punëtorët e KEK-ut, për 5000 prej tyre, për të gjithë nga 120 euro nga muaji prill.

Urime i gëzofshi!

energjia.al 19.03.2014