Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Skandali me naftën e “ARMO”-s

Nafta që del nga ARMO ka përqindje squfuri disa herë më shumë se norma që parashikon ligji. Emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ solli fakte mbi cilësinë e naftës që del nga rafineria e ARMO-s në Ballsh.

Nafta që del nga kjo rafineri rezultoi me përqindje squfuri 28.44 PPM mbi normën e lejuar e cila është vetëm 10 ppm. Dëshmi e kësaj shkeljeje abuzive janë rezultatet e analizave të kampionëve të marra nga “Armo” të kryera në laboratorin e certifikuar “Kosova -Lab” në Republikën e Kosovës.

Sipas specialistëve në kete laborator kjo nafte nuk duhet te hidhet ne treg pasi nuk garanton cilesine e tij dhe eshte e teper e demshme per shendetin e qytetareve dhe ndot ambientin. Menjehere pas mberritjes se informacionit ne redaksine e Fiks Fare se nafta e rafinerise ARMO ne Ballsh eshte jashte standardit dhe ka shkelje flagrante të ligjit per sa i perket cilesise, emisioni Fiks Fare nisi investigimin per ta bere publik kete shkelje.

Kamera e Fiks Fare ka ndjekur gjate gjithe kohes te gjitha levizjet e nje autoboti qe furnizohet ne rafinerine e naftes, ARMO ne Ballsh. Kampionet e naftes te marre nga ky autobot u derguan ne laboratorin e certifikuar ne Kosove ku rezultoi me nje sasi squfuri prej 38.44ppm nga 10 ppm qe parashikon ligji dhe sipas specialisteve kjo nafte nuk duhet te hidhet ne treg.

Gazetaret e Fiks Fare i jane drejtuar me pas specialisteve te Institutit te Shendetit Publik per rrezikun qe mbart. Sipas specialsitit te Institutit te Shendetit Publik, Agron Deliu prania e squfurit mbi normat e lejuara shkakton probleme tek personat qe vuajne nga semundjet e zemres dhe ata qe kane probleme me frymemarrjen, cka mund te shkaktoje deri dhe humbjen e jetes.

Squfuri ne ajer i kombinuar dhe me agjente te tjere ndotes, sic mund te jete lageshtia, thote Deliu e ben ate me te rrezikshem per shendetin e qytetareve.

Top Channel, 19.03.2014