Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Centrali atomik në Francë, mungon siguria

Grupi mjedisor Greenpeace njoftoi me dhjetëra aktivistë të tij kanë hyrë në një central bërthamor në lindje të Francës, e me anë të këtij veprimi, sipas organizatës, duket qartë mungesa e sigurisë së mjaftueshme për objekte të tilla të rrezikshme.

Përmes një deklarate për media, grupi theksoi se 60 aktivistë nga 14 vende kanë hyrë në centralin që operohet nga firma EDF në Fesenhajm dhe kanë ngritur parrulla me mbishkrimin ‘Stop rrezikimit të Evropës’.

Ky central është më i vjetri në Francë.

Aktivistët e Greenpeace i kanë bërë thirrje presidentit francez, Francois Hollande, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, që të angazhohen për gjenerimin e energjisë nga burime alternative, në një samit të BE-së që pritet të mbahet të enjten.

Albanian Screen, 18.03.2014