Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

USAID mbështet energjinë në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli ka pritur sot shefen e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket me të cilën ka biseduar për situatën ekonomike në vend, me theks të veçantë projektet që janë në implementim e sipër në fushat që mbulon MZHE.

Znj. Shauket është interesuar për fazën në të cilën ndodhen projektet e fushës së energjisë, minierave dhe sektorë tjerë në të cilët USAID në mënyra të ndryshme është i involvuar duke dhënë një kontribut të çmuar.

Me këtë rast, Ministri Ismajli e falënderoi znj. Shauket për mbështetjen që institucioni që drejton i ka dhënë Kosovës dhe vazhdon t’i japë edhe më tutje, duke vlerësuar lartë kontributin e USAID edhe në projekte konkrete që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ismajli dhe Shauket vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëpunim me po këtë intensitet të vazhdojë edhe në të ardhmen për çka ekziston gatishmëria e dyanshme.

energjia.al 14.03.2014