Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Varësia e Gjermanisë ndaj gazit rus

Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi dje se varësia e Gjermanisë ndaj gazit rus, përbënte një problem për sovranitetin e Evropës. “Varësia e Gjermanisë ndaj gazit rus mund të zvogëlojë realisht pavarësinë e Evropës dhe jam i bindur për këtë”, deklaroi Tusk përpara medias, vetëm dy ditë para vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Varshavë.

“Për mua, çështja e Ukrainës është çështja e së ardhmes dhe sigurisë në Bashkimin Evropian”, deklaroi kryeministri polak gjatë një vizite në një bazë të ushtrisë polake në veri të vendit.

Ai u shpreh se duhet kryer një farë rishikimi i politikave energjetike të BE-së.“Do të bisedoj hapur me kancelaren Merkel duke i shprehur se konceptimi aktual përsa i përket politikës klimatike dhe të gazit përbën një rrezik për sigurinë dhe sovranitetin e krejt Evropës”, theksoi ai.

Koha Jonë, 11.03.2014