Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fermerët: Çmimi i karburantit kushtëzon prodhimin

Fermerët në rrethin e Fierit shprehen të shqetësuar me çmimin e karburantit që u duhet për të përdorur në mjetet e tyre bujqësore. Sipas tyre çmimi i lartë i karburantit ka kushtëzuar edhe prodhimtarinë e tyre bujqësore, pasi shpesh herë nuk arrijnë ta përballojnë.

Lidhur me shqetësimin e fermerëve shefi i Inspektoriatit Këshillimor në Drejtorinë bujqësisë Fier, Muhamet Baboci, është shprehur se qeveria ka përgatitur një, skemë mbështetëse për uljen e karburantit në disa fusha bujqësore. “Në dijeninë time dhe në informacionet që ne kemi qeveria po përgatit skemat mbështetëse veçanërisht për karburantin dhe ne kemi informacion, që do të subvencionohen ose do të ulet karburanti, për lëndën djegëse që përdoret për serat me ngrohje si dhe për mekanikat bujqësore për të gjitha kulturat që kultivohen në qarkun e Fierit.” tha Baboci.

Ndërsa vetë fermeret shprehen se kjo nismë duhet bërë patjetër pasi çmimet e punimeve janë të larta dhe është shumë e vështirë të përballosh punimet.

Shqiptarja.com 08.03.2014