Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Letër e KEDS drejtuar publikut

Të nderuar konsumatorë,

Ne në KEDS kemi pranuar me shqetësim lajmet jokorrekte dhe raportimet jo të plota gjatë javës së kaluar për gjendjen e njehsorëve që mund të shkaktojnë tensione dhe shqetësime të pazakonta. Besojmë që është shumë me rëndësisë që të ofrojmë transparencë të plotë për t’ju informuar drejt për gjendjen e krijuar.

Pikë së pari, na lejoni t’ua bëjmë të qartë informatën më të rëndësishme: njehsorët që ka instaluar KEDS në shtëpitë tuaja janë në mesin e markave më të mira në Evropë, në gjendje të përkryer pune dhe janë të kualitetit që garanton lexim të drejtë të energjisë që ju konsumoni. Kualiteti i njehsorëve është testuar para instalimit të tyre në shtëpitë tuaja, me qëllim që të sigurohet saktësi në matje të energjisë së konsumuar.

KEDS ka identifikuar një numër të vogël të njehsorëve me defekte para instalimit gjatë fazave testuese në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe me Agjencinë e Metrologjisë. KEDS nuk ka lejuar instalimin e tyre bazuar në parimin tonë për të instaluar vetëm pajisje cilësore dhe që performojnë drejt te konsumatorët. Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencinë e Metrologjisë për bashkëpunimin e vazhdueshëm profesional.

Si gjithnjë, KEDS është i përkushtuar t’i përmbahet legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet publike vendore.

Si konsumatorë, ju jeni partnerët e KEDS dhe na nevojiten mendimet tuaja sa herë që konsideroni që ato janë në dobi tuajën dhe në lidhje me cilësinë e shërbimeve tona, andaj ju inkurajojmë të na kontaktoni, sepse KEDS vlerëson që mendimet tuaja janë të një rëndësie të veçantë për ne.

Sinqersisht,

Vedi Yeşilkılıç, Drejtor Menaxhues

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS)

energjia.al 06.03.2014