Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ismajli priti përfaqësues të Stihl

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot në takim Hartmut Austel, përfaqësues i kompanisë së njohur gjermane Stihl, e cila merret me prodhimin e pajisjeve të energjisë, me të cilin ka diskutuar për investimet potenciale në sektorët që mbulon MZHE, e veçanërisht në fushën e energjisë dhe mbrojtje të mjedisit.

Me këtë rast Ministri Ismajli ka njoftuar afaristin gjerman Austel dhe bashkëpunëtorët e tij me kornizën institucionale dhe ligjore që ofron vendi për investitorët e jashtëm duke theksuar nevojën për investime dhe eksperiencën gjermane në projektet konkrete që po zhvillohen në vend.

Më tej, kreu i MZHE-së ka vënë në dukje se Kosova është vend atraktiv me pasuri mjaft të mëdha natyrore minerale dhe se sektori minerar është jo vetëm një pasuri dhe treg i veçantë në vetvete, por edhe burim për zhvillimin e jetës ekonomike dhe sociale në vend.

Ministri Ismajli theksoi se sipas studimeve të bëra deri më tani, rezulton se zhvillimi i gjithanshëm dhe i qëndrueshëm ekonomik dhe social i Republikës së Kosovës, në masë të madhe duhet të mbështetet në pasuritë e saj natyrore.

Nga ana e tij, afaristi gjerman ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë i pranishëm në Kosovë, ndërsa vlerësoi mbështetjen e MZHE-në që investitorët të kenë një mjedis sa më të favorshëm për investime.

energjia.al 05.03.2014