Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqia: 150 mld euro të ardhurat nga hidrokarburet

Treguesve të fuqishëm, që flasin në favor të ekzistencës së hidrokarbureve në Greqinë perëndimore, në Epir dhe zonën detare të Jonit, nga shfrytëzimi i të cilave shteti grek mund të ketë të ardhura me vlerë 150 miliardë euro për një periudhë 25-30 vjeçare, ju referua kryeministri grek Antonis Samaras pas vizitës që bëri në ministrinë e mjedisit, energjisë dhe ndryshimeve klimatike dhe takimeve me funksionarët kryesorë të saj.

Kryeministri njoftoi hartimin e një strategjie të re energjetike kombëtare,të bazuar në pesë boshte kryesore, që përfshijnë:

– Kërkim -shfrytëzim të hidrokarbureve, që do të jetë transparent,në respekt të mjedisit dhe me maksimumin e mundshëm të potencialit njerëzor vendas.

– Vlerësim dhe përfitim prej pasojave gjeo-politike, si rezultat i pozitës gjeografike të vendit dhe rolit që mund të luajë Greqia në transportimin e aseteve energjitike drejt Europës.

– Forcim të kohezionit social, pasi të ardhurat nga hidrokarburet do të adresohen në sistemin e sigurimeve shoqërore, sipas modelit të Noervegjisë, por edhe në përmirësimin e infrastrukturës.

– Krijimi i sinergjive me sektorë të tjerë të ekonomisë, me synim që pasuria minerale të bëhet pikënisje për rritjen e përgjithshme të aftësive konkuruese të vendit.

– Afirmimin e vendit si një nyje energjitike në fushën e kërkimit, prodhimit dhe transportit të produkteve energjetike.

Zbatimi i projektit, theksoi kryeministri z. Samaras, kërkon guxim, planifikim dhe aleanca ndërkombëtare. Kryeministri vuri gjithashtu në dukje se gjithë kontratat do të paraqiten për miratim në parlament, duke filluar nga ato për kërkime në gjirin e Patras dhe në Janinë, të cilat, siç tha ai, do të finalizohen shumë shpejt.

Lidhur me marrëveshjen e arritur me kompaninë Grazprom, për uljen e çmimit të shitjes së gazit natyror Greqisë, z. Samaras tha se çmimi është shumë afër mesatares europiane dhe më i ulët nga çmimet në rajon, duke përmbysur praktikën që dominonte deri më tani.

Revista Monitor, 28.02.2014