Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta Brent përmbi 109 USD

Nafta Brent e Londrës po qendron përmbi 109 dollarë për fuçi në sesionin e sotëm, ndërkohë që të dhënat e publikuara në SHBA treguan për një rënie të rezervave të naftës bruto për javën e kaluar.

Çmimet e naftës po qendrojnë në nivele të larta dhe mbështetjen kryesore po e gjejnë tek trazirat e zgjatura në Afrikën e Veriut dhe Libi. Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës ra me 9 cent në 109.4 dollarë për fuçi, ndërkohë që një ditë më parë humbi 1.13 dollarë.

Nafta Bruto amerikane ra me 11 cent në 101.7 dollarë për fuçi. Diferenca midis naftës bruto amerikane dhe naftës brent është ngushtuar në rreth 8 dollarë.

Scan TV, 26.02.2014