Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Minatorët e Trepçës kujtojnë grevën e vitit 1989

Minatorët e Trepçës kujtojnë sot grevën e urisë të vitit 1989, që asokohe lëkundi themelet e Jugosllavisë.

Ceremonia qendrore mbahet në Stantërg, duke filluar nga ora 11:00, ku edhe bëhet hapja solemne e manifestimit tradicional ‘Java e Minatorëve’.

Ky manifestim bëhet për të përkujtuar fillimin e grevës së lavdishme të minatorëve të Trepçës 25 vjet më parë.

Po ashtu, për nder të Javës së Minatorëve, për tetë ditë me radhë, dhe në simbolikë me ditët e grevës, janë paraparë të mbahen veprimtari të ndryshme kulturore, sportive, vizita në familjet e dëshmorëve dhe minatorëve në Mitrovicë, Skenderaj, Kishnicë dhe vende tjera.

Pritet që në këtë manifestim veç tjerëve, të marrin pjesë edhe autoritete të larta shtetërore.

Portali Telegrafi, 20.02.2014