Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS refuzon 50% të ankesave

Në zyrat e kompanisë për distribuimin e energjisë elektrike janë regjistruar deri tani mbi 2 mijë e 500 ankesa për rritje të faturave të energjisë elektrike.

Ankesa për rritje të faturave janë depozituar edhe në Zyrat e Rregullatorit të Energjisë.

Guri Shkodra, zyrtar për informim në KEDS shprehet se rreth 50% e ankesave të qytetarëve janë refuzuar, disa janë aprovuar plotësisht, ndërsa një numër pak më i madh është aprovuar pjesërisht.

Qytetarët ankohen se gjatë muajve të dimrit KEDS rrit në mënyrë artificiale faturat e energjisë elektike.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 18.02.2014