Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lista e privatizimeve strategjike

Gjatë dy viteve të ardhshme, qeveria planifikon të privatizojë thuajse çdo kompani të rëndësishme publike ende në pronësi të shtetit. Në programin ekonomik e fiskal të Shqipërisë për periudhën 2014 – 2016, Këshilli i Ministrave bën publik projektin për privatizimin e të gjitha aseteve në sektorin jostrategjik, por veçanërisht shitjen e aksioneve në kompanitë strategjike si “Albpetrol”, “ARMO” apo “Albtelecom”.

“Për vitin 2014 është planifikuar privatizimi i të gjitha aseteve dhe aksioneve shtetërore të shoqërive në sektorët jostrategjikë. Vlera e përgjithshme e këtyre aseteve dhe e aksioneve shtetërore është përllogaritur në një vlerë prej 5 milionë eurosh”, shkruhet në dokumentin zyrtar.

Privatizimet strategjike

Ndërkohë që, shumë më të kushtueshme janë privatizimet në sektorët stra-tegjikë. Privatizimi i paketës së mbetur të “Albtelekom” sh.a.: Shitja e paketës së zotëruar nga shteti është planifikuar për vitin 2014. “Paketa e mbetur prej 16,7683661 për qind të aksioneve, është vlerësuar me një vlerë prej 2 500 milionë lekësh ose 18 milionë eurosh”, specifikohet në dokument. Privatizimi i paketës së mbetur në “ARMO” sh.a.: Shitja e paketës shtetërore është planifikuar të realizohet gjatë vitit 2015.

Në “ARMO” sh.a., shteti zotëron rreth 14,9 për qind të aksioneve me një vlerë të përllogaritur në rreth 22 milionë euro. Privatizimi i pjesës së mbetur në “OSSH” sh.a.: Shoqëria është privatizuar në vitin 2009. Janë shitur 76% e aksioneve dhe aktualisht shteti zotëron në këtë shoqëri 24% të aksioneve. Pjesa e mbetur e aksioneve prej 24% dhe me një vlerë të përllogaritur në rreth 32 milionë euro është planifikuar të shitet gjatë vitit 2016.

“Privatizimi i ‘Albpetrol’ sh.a.: Gjatë periudhës 2015 – 2016 është planifikuar shitja 100 për qind e paketës shtetërore të zotëruar nga shteti. Kapitali i regjistruar i kompanisë “Albpetrol” sh.a. vlerësohet në rreth 95 milionë euro”, thekson dokumenti qeveritar.

Balkan Web, 15.02.2014