Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Franca mbështet Kosovën për Trepçën

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet dhe zv.ambasadoren Lise Moutoumalaya me të cilat u diskutuan aktualitetet ekonomike në vend e veçanërisht mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.

Një vend i veçantë i diskutimit gjatë takimit që ministri pati me diplomatet franceze zuri edhe mundësia e tërheqjes së investimeve nga Qeveria franceze, e sidomos në fushën e minierave, por edhe fusha tjera që mbulon MZHE. Gjithashtu u potencua edhe mundësia e financimit përmes projekteve të Bashkimit Evropian siç janë ato të IPA-s.

Kreu i MZHE-së theksoi se “Trepça” është një aset i vlefshëm ekonomik i Kosovës dhe shtroi nevojën për rivitalizimin dhe funksionalizimin e saj, me ç’rast ambasadorja franceze ofroi përkrahjen e saj në këtë proces.

Në këtë linjë edhe projektet i Termocentrali “Kosova e Re”, pastaj sektorët si telekomunikacioni dhe energjia në tërësi u vlerësuan si bartëse të zhvillimit ekonomik të vendit.

energjia.al 13.02.2014