Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pasojat e anullimit të tenderit

Miratimi i përqindjes së fondit të kontigjencës për ndërtimin e linjës energjetike Shqipëri-Kosovë rikthehu në Komisionin parlamentar të Ekonomisë debatet rreth vonesës së realizimit të këtij projekti.

Anullimi i tenderit të parë për ndërtimin e kësaj vepre në vitin 2012, sipas ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode solli një përfitim në masën 7 milionë euro.

Ndërsa, sipas kreut të komisonit, Erion Braçe, ky përfitim erdhi falë ndërhyrjes së donatorit. Linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri – Kosovë është një projekt, që po mundësohet për t’u realizuar, në sajë të marrëveshjes së huasë dhe projektit, të lidhur ndërmjet bankës gjermane KfW dhe qeverisë shqiptare.

Vlera e huasë së akorduar është 42 milionë euro. Projekti ka të bëjë me ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV Shqipëri – Kosovë, përfshirë investimet në pajisjet e tensionit të lartë.

Scan TV, 13.02.2014