Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Komisionet parlamentare: Ok projektligjit për interkonjeksionin

Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Komisioni i Integrimit morën sot në shqyrtim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huasë dhe projektit midis Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a. si agjencia e zbatimit të projektit dhe KFW Frankfurt AM Main, për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 KV Shqipëri-Kosovë (Tiranë – Prishtinë)”.

Të pranishëm në mbledhje ishin përfaqësues nga ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Ky projektligj ka si synim të përmirësojë sigurinë më kosto efikase të furnizimit me energji elektrike në Shqipëri, të përmbushë kushtet për një treg të integruar të energjisë elektrike në Evropën Juglindore dhe të krijojë kapacitete eksportimi në Kosovë, si dhe të kursejë shpenzime nëpërmjet operimit të përbashkët të kapaciteteve të gjenerimit ( Shqipëri dhe Kosovë). Kjo kontribuon në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë e Kosovës dhe forcimit e bashkëpunimit rajonal në sektorin e energjisë elektrike.

Pas shqyrtimit të projektligjit, anëtarët e dy Komisioneve e miratuan dhe u shprehën dakord për miratimin e tij në seancë plenare.

energjia.al 10.02.2014