Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gaz në Delvinë

Kompania kanadeze Stream Oil, që ka një aktivitet të gjerë të nxjerrjes së naftës dhe gazit në Shqipëri, ka publikuar detajet në lidhje me projektin për nxjerrjen e gazit natyror në zonën e Delvinës.

Kompania njofton se pajisjet për shpimin kanë mbërritur në Shqipëri, ndërsa puna në fushën e Delvinës do të fillojë në Mars të këtij viti. Njëkohësisht Stream Oil është duke ndjekur strategji të ndryshme për të sjellë në linjë puset ekzistuese të gazit të emertuar D12 dhe D4. Kompania njofton gjithashtu se gazi i prodhuar do të transportohet në linjën e prodhimit të energjisë të instaluar në Delvinë, me anë të një tubacioni prej 500 metrash. Njëkohësisht, kompania Thermo Energy Albania, po planifikon të rrisë potencialin e prodhimit të energjisë në këtë njësi.

Ndërsa një pjesë e gazit që do të nga këto puse do të shitet të tregun lokal. Kompania njofton se janë hasur disa pengesa në procesin e punës, për shkak të terrenit, por nëse puna vazhdon me sukses, prodhimi i gazit mund të fillojë shumë shpejt. “Ekipi i operacioneve në fushën e Delvinës ka qënë i fokusuar në riparimin e puseve vertikale ekzistuese të gazit, për tu siguruar që fusha është gati për të kryer shpime horizontale”, deklaroi Sotiris Kapotas President dhe Shef Ekzekutiv i Stream Oil. “Pavarësisht vonesave në vitin 2013, ne besojmë se tani kemi të gjitha pajisjet e nevojshme dhe eksperiencën e duhur për të prodhuar gaz në fushën e Delvinës në të ardhmen e afërt”, shtoi ai.

Kompania njofton gjithashtu se informacioni i shpërndarë për mediat respekton çështje të tilla si, plani i zhvillimit dhe eksplorimit, vlerësimin e rezervave, pritshmëritë për prodhimin dhe objektivat, kostot e zhvillimit, programet e punës, buxhetet, etj. Ndërsa këto informacione largpamëse, bazohen në supozime të caktuara, duke përfshirë disponueshmërinë e fondeve për shpenzimet kapitale të nevojshme për ndërtimin e infrastrukturës, një mjedis politik dhe ekonomik të favorshëm, norma të qendrueshme, etj.

Për më tepër, kompanitë e zhfrytëzimit të hidrokarbureve në vendin tonë, paguajnë incentiva dhe tatim mbi fitimin shumë të ulta, duke marrë parasysh zbatimin e planit të investimeve. Pozicioni gjeografik i Shqipërisë jep të zhvillimit të mëtejshëm të këtij sektori, duke i dhënë mundësi më të mëdha për tu zgjeruar në tregun rajonal dhe atë europian. Por pavarësisht këtyre përparësive, që një pjesë na i ofron vetë natyra, çmimet e naftës dhe të gazit në vend janë më të larta krahasuar me vendet e rajonin.

Dhe natyrshëm lind pyetja, çfarë duhet bërë që çmimet në treg të jenë të arsyeshme? Duhet të ndërhyjë qeveria, në mënyrë që pjesa më e madhe e prodhimit të qendrojë në tregun e brendshëm? Apo duhet ofruar incentiva për përmirësimin e teknologjisë së prodhimit? Sido që të jetë problemi apo zgjidhja, një shprehje amerikane thotë: që ekonomia të ecë me shpejtësi, duhet karburant i lirë.

Scan TV, 05.01.2014