Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ismajli : Trepça do të jetë pronë shtetërore

“Trepça duhet trajtuar ndryshe nga ajo se si është trajtuar deri më tash. Duke vlerësuar rekomandimet që ka bërë komisioni i ekspertëve bazuar në rekomandimin e Kuvendit të Kosovës që të nxirret një ligj për Trepçën sipas të cilit Trepça do të mund të listohet në listën e Ndërmarrjeve Publike, ku Qeveria dhe Kuvendi do të kishin pronësinë mbi këtë kompleks“, këto komente i ka bërë ministri i zhvillimit ekonomik Fadil Ismajli gjatë një tryeze diskutimi me temën “Statusi pronësor i Kompleksit Trepça “ Rruga përpara për të promovuar një strategji të re të investimeve për ringjalljen e saj “, organizuar nga Konzorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm KOSID .

Me këtë rast ministri Ismajli ka theksuar se me statusin e ri të Trepçës si Ndërmarrje Publike Trepça nuk do të mund të privatizohet, duke shtuar se kjo është e vetmja rrugë e organizimit të Trepçës .

Sipas numrit një të ekonomisë së vendit Ligji mbi Trepçën do të vendos vijat e trasha të organizimit dhe do hap rrugën për rivitalizimin e kompleksit Trepça. Pas miratimit të ligjit në Kuvendin e Kosovës do të filloj riorganizimi dhe ristrukturimi i saj me ç’rast do të bëhet ndarja e aseteve në ato thelbësore dhe jo thelbësore.

Me këtë rast ministri Ismajli ka thënë se me asetet jo thelbësore do të menaxhoj AKP derisa me thelbësoret do të menaxhoj shteti si aksionar .

Gjithashtu ministri Ismajli ka theksuar se me rastin e transformimit të Trepçës si Ndërmarrje Publike pos që do të nis promovohet dhe fillon një faqe e re e zhvillimit ekonomik, në të njëjtën kohë do të hapen dyert për investitorë si vendor ashtu edhe ndërkombëtar .

Ndërsa Visar Ymeri anëtarë i Komisionit për Zhvillim Ekonomik tha se “Trepça” të shpallet si kompani e veçantë dhe si e tillë duhet të trajtohet si e veçantë.

Deputetja Sala Shala Berisha tha se një nga sfidat sa i përket “Trepçës” është sfida ligjore.

“ Po dua të përmend se mekanizmat ligjor edhe garantues për pasuritë minerare për “Trepçën” janë aktualisht Ligji për Miniera dhe Minerale, pastaj tjetër ligji që garanton që nuk do të ketë monopol është Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Ndryshe pjesëmarrësit e kanë vlerësuar pozitiv hapjen e debatit për Trepçën, debat ky i cili ka munguar tash e sa vite duke shtuar se rivitalizimi i kompleksit Trepça ka rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit ku përfituesit më të mëdhenj të këtij procesi do të jenë qytetarët e Kosovës.

energjia.al 03.02.2014