Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fjala e Gjiknurit tek Komiteti Ndër-institucional për TAP

Fjala e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Z. Damian Gjiknuri në mbledhjen e Komitetit Ndërinstitucional për bashkërendimin e punës në zbatim të projektit të gazsjellësit TransAdriatik Pipeline (TAP).

Ju faleminderit që erdhët sot!

Duke e vlerësuar gazsjellësin Trans Adriatik si tejet strategjik, jo vetëm për sektorin energjetik në Shqipëri por edhe në kuadër të ekonomisë kombëtare, në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, mbledhim sot Komitetin Ndërministror për koordinimin e zbatimit të këtij projekti.

Duke e ditur rëndësinë e madhe që ka ky investim për Shqipërinë, qeveria shqiptare ka marrë angazhimet për ta ndjekur procesin me përparësinë më të madhe, duke identifikuar të gjitha burimet e nevojshme në funksion të realizimit të suksesshëm, në mënyrë që ky projekt të mos hasë asnjë vështirësi në territorin shqiptar.

Puna nuk do të quhet e përfunduar vetëm me asistencën që do t’i jepet investitorëve në këtë rast. Ka edhe shumë detyrime dhe angazhime të tjera të qeverisë shqiptare, në lidhje me projektin TAP, të cilat do të ndiqen nga kjo ministri, por edhe nga institucione të tjera, e që kanë të bëjnë me të ardhmen e gazit.

E ardhmja e gazit në Shqipëri është shumë e rëndësishme, mbi të gjitha për të diversifikuar burimet e saj. Duhet ta themi se Shqipëria është një vend që ka potenciale hidrike, por fatkeqësisht, këto potenciale kanë qenë dhe vulnerabilitet për sigurimin e furnizimit me energji të Shqipërisë.

Ardhja e gazit në këto sasi, nisur edhe nga marrëveshjet të cilat do t’i negociojë qeveria për sasitë e nevojshme të dedikuara për tregun shqiptar, do të krijojë një burim të ri të energjisë. Burim shumë i nevojshëm për zhvillimin e një sektori të tërë, jo vetëm për prodhimin e energjisë, që është potencialisht një nga mundësitë më të mira, por edhe të shumë sektorëve të tjerë të industrisë, të cilët do të kenë nevojë për gaz.

Shqipëria duhet të mos e humbasë shansin e saj dhe vendi të mos mjaftohet vetëm me faktin që kalon një gazsjellës i cili është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja strategjike. Gazsjellësi ndikon direkt në sigurinë e Shqipërisë, në rolin që ka Shqipëria në rajon, por edhe më gjerë, ai furnizon Evropën dhe Shqipëria kthehet në një pozitë strategjike.

12116_311197545702126_1311167184_n

Unë besoj se për një vit, Shqipëria do të jetë në gjendje të ketë masterplanin e saj për gazin. Jemi duke punuar me partnerë seriozë ndërkombëtarë, qoftë Azerbajxhanin, apo dhe institucione të tjera ndërkombëtare, në mënyrë që ky proces të kryhet në kohë.

Ne po punojmë për të marrë edhe të mira tjera më të mëdha ekonomike sa i takon përfitimit të gazit në Shqipëri. Mund të them se ka partnerë të interesuar dhe vitin tjetër do të kemi një masterplan të plotë.

Ka një përpjekje për ta lidhur këtë gazsjellës me Kroacinë dhe Malin e Zi, ka një memorandum të nënshkruar, ku edhe Republika e Azerbajxhanit do të jetë mbës

Kjo marrëveshje u nënshkrua në dhjetor në Baku dhe do të krijojë mundësi që Shqipëria, jo vetëm të kthehet në një vend tranzit gazi të një gazsjellësi, por të jetë dhe një qendër ku të mund të furnizohen edhe pjesë të tjera të Evropës juglindore nëpërmjet gazit azer.htetëse e këtij projekti.

Pra, këto janë zhvillime shumë të rëndësishme që hapin një perspektivë shumë të madhe ekonomike. Qeveria shqiptare duhet të tregojë të gjithë mbështetjen e saj, që ky projekt të ecë në kohë, ashtu siç kemi kërkuar dhe nga konsorciumi që ka marrë përsipër ndërtimin e këtij gazsjellësi, që edhe përfitimet në pjesën e investimit, të jenë të dukshme për pjesën shqiptare.

Jemi duke diskutuar me ta dhe kemi insistuar që për ato punime ku është e mundur, të angazhohen kompanitë shqiptare. Të mos ndodhë, që një pjesë e mirë e investimit të shkojë prapë jashtë, apo të përfitohet nga kompani të huaja, në një kohë kur shumë mirë ka kompani shqiptare të cilat për shumë shërbime do të mund të japin ndihmesën e tyre. Një ndihmesë, e cila mund të ishte në hapje rrugësh, në ndërtime gjenerike, apo në ato mallra që mund të furnizohen nga tregu shqiptar. Kjo do të krijojë të ardhura për vendin, do të gjenerojë biznese dhe vende pune.

Në vitet që vijnë, projekti mendohet se do të mund të hapë disa mijëra vende pune, në pikun e tij të ndërtimit, por edhe më tej përmes investimeve të mëdha që shkojnë çdo vit në miliona dollarë.

Kemi të bëjmë me një nga investimet më të rëndësishme dhe të gjitha institucionet duhet të jenë gati. Një rol të rëndësishëm këtu marrin sidomos disa institucione si Ministria e Transporteve për pjesën që ajo duhet të luajë, Ministria e Drejtësisë me hipotekat. Një pjesë e procesit do të ketë të bëjë me shpronësime, me identifikim të qartë të pronave në momentin e duhur, atëherë kur do të duhet të shmangim çdo lloj problematike që mund të lidhet me to.

komiteti TAP 3Një rol për tu luajtur është edhe nga Ministria e Zhvillimit Urban, Planifikimit të Territorit dhe organi përkatës në ndihmën që do të kemi për planifikimin. Ndërkohë, ministria ka kaluar projektin zhvillimor, dhe Këshilli Kombëtar i Territorit do të jetë struktura që do të thotë fjalën e fundit e patjetër një koordinim ndërmjet ministrive është shumë i nevojshëm. Nuk dua të lë këtu pa përmendur rolin e Ministrisë së Financave, organeve tatimore, doganore për të krijuar lehtësitë e nevojshme në bazë të marrëveshjeve që kemi që të bëjmë të mundur që projekti të ecë në kohë.

Nuk dua të përsëris gjëra që tashmë janë thënë. Për Shqipërinë, gazsjellësi TAP është një projekt shumë i rëndësishëm, që në një farë mënyre ndryshon faqen dhe krijon një mundësi tjetër për sigurinë energjetike të vendit. Ndaj, puna jonë është shumë e rëndësishme, dhe në vitet në vijim, do të kemi mundësinë që Shqipëria të ketë burime të reja energjie, që do të thotë më shumë siguri energjetike, më shumë garanci për furnizim me çmim të pranueshëm.

Gazi është një nga ato produkte që shërben për prodhimin e energjisë dhe përgjithësisht hyn tek hidrokarburet e pastra. Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse edhe ruajmë ato kuota e detyrime që kemi për mos ndotjen e mjedisit, por njëkohësisht krijojmë mundësi të reja për zhvillimin e prodhimit të energjisë, por dhe zhvillimin e të gjithë sektorit të gazit në Shqipëri.

Unë do t’i uroja punë të mbarë këtij komiteti, së bashku edhe me sekretariatin teknik që do ta mbështesë.

Faleminderit!

energjia.al 04.02.2014