Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ankesat për faturat e energjisë

Enti Rregullator i Energjisë paralajmëron ndryshime ligjore për të ndalur rritjen e abuzimeve me faturat e energjisë elektrike. Kjo ndërhyrje vjen pas rritjes së ndjeshme të numrit të ankesave nga ana e konsumatorëve ndaj kompanisë së shpërndarjes.

Vetëm gjatë vitit 2013 janë depozituar gjithsej 80 mijë ankesa nga 62 mijë që ishin në vitin paraardhës. Këtë deklaratë Ahmeti e bëri gjatë prezantimit të kandidaturës së tij për drejtimin e bordit të komisionerëve të ERE-s për 5 vitet e ardhshme.

Ahmeti u votua si kryetar për këtë detyrë pak muaj më parë për të vijuar mandatin e ndërprerë nga dorëheqja e paraardhësit Sokol Ramadani. Mandati 5-vjeçar i kreut të ERE-s përfundon me datën 4 Shkurt të këtij viti, ndaj edhe Kuvendit i duhet të votojë sërish në seancën e radhës për zgjedhjen e kreut të ri.

Scan TV, 04.02.2014