Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ismajli priti ambasadorin e Sllovenisë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Fadil Ismajli ka pritur në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Milijan Majhen i shoqëruar nga Marko Agrezh, drejtor teknik i kompanisë “ Termoelektrana Trbovlje” dhe Igor Kushtirin profesor në Universitetin e Lubjanës.

Në takim është diskutuar gjetja e mundësisë së përkrahjes sllovene me ekspertë në fushën e energjisë si dhe shkëmbimi i përvojave të dyja shteteve në këtë fushë.

Me këtë rast ministri Ismajli ka pohuar se çdo përkrahje e mundshme nga ana e ekspertëve slloven është e mirëseardhur për Kosovën.

Pala sllovene gjithashtu ka shprehur interesim për të parë mundësinë e rivitalizimit të disa njësive të “TC Kosova A”.

energjia.al 31.01.2014