Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE: CEZ-i të zgjidhë çështjen e ankesave

Edhe pse viti 2012-të ka qenë më problematiku sa i përket sektorit që bën shpërndarjen e energjisë, ankesat e konsumatorëve nuk kanë njohur zbritje edhe gjatë kohës së administrimit shtetëror. Sipas një raporti që Enti Rregullator i Energjisë ka bërë për ndërmarrjen CEZ, numri i ankesave pranë zyrave të klientëve gjatë 2013-ës rezulton të ketë arritur në 79 mijë, 18 mijë më shumë se një vit më parë. Kryesisht lloji i ankesave është i përqendruar për mbifaturime, gjobitje për dëmtim të matësit, por ka edhe nga ato raste kur pranë konsumatorit kanë shkuar fatura fiktive.

Për komisionerët e bordit të ERE-s, CEZ-i duhet të zgjidhë ankesat që kanë konsumatorët. Gjatë 2013-ës vetëm nga ana e ERE-s pranë kompanisë së shpërndarjes kanë shkuar 1154 ankesa, ku është kthyer përgjigje për 600 prej tyre, ndërsa zgjidhje kanë marrë vetëm 267.

Vizion Plus, 31.01.2014